Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga

Kamëz/ Policia zbulon një magazinë me veshje të kontrabanduara dhe logo false, një turk në pranga

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Brands 2”, duke zbuluar në Kamëz një magazinë ku stampoheshin veshje dhe këpucë të kontrabanduara me logo false të markave të njohura ndërkombëtare. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi turk O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, ndërsa 3 punonjëse të magazinës u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi sasi të mëdha veshjesh dhe këpucësh, makineri lazeri, printimi dhe stampimi, stampa dhe logo të markave të njohura, si dhe një celular dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Sipas Policisë, mallrat dyshohet se kishin shmangur detyrimet doganore dhe përdoreshin pajisje për falsifikimin e logove. Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e...