Kamerat e sigurisë e nxjerrin zbuluar/ Vodhi shuma parash në lokalin ku ishte i punësuar, pranga 35-vjeçarit në Tiranë
Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka vjedhur pranga subjekti ku ishte i punësuar. Rasti është dokumentuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe i sekuestrohet një pjesë e shumës së vjedhur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, pas kallëzimit të bërë nga menaxheri i një lokali për vjedhje të shumave të parave në subjektin e tij, kanë organizuar menjëherë punën hetimore. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua dhe u arrestua shtetasi J....
Burimi:
top-channel.tv