‘Kam 35 vite nëpër gjyqe’, BIRN: Stoku shtohet, kosto të mëdha për qytetarët që kërkojnë drejtësi

‘Kam 35 vite nëpër gjyqe’, BIRN: Stoku shtohet, kosto të mëdha për qytetarët që kërkojnë drejtësi

Bashkim Bulku, 75 vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjendej në radhë përballë një dritareje shërbimi në Gjykatën e Apelit në Tiranë për të mësuar se padia e tij për pronën ishte rishortuar te një gjyqtar tjetër. “E merr një Nastradin, e lë një Nastradin”, thotë Bulku i nervozuar për zvarritjen gjyqësore. “Kam 35 vjet unë, isha 40 vjeç kur e nisa, jam 75 tani. Këta të gjithë presin që ne të vdesim, pastaj nuk ka më kush i kërkon pronat,” shtoi ai. Si shumë qytetarë të tjerë në përballje gjyqësore, Bulku fajëson gjyqtarët për vonesa të qëllimshme dhe korrupsion. Gjyqtarët e Apelit nga ana tjetër ankohen se janë prej vitesh...