Kallëzohet në SPAK kryebashkiakja e Durrësit, PD: Rama kreu i grupit kriminal, së shpejti dalin videot…
Përfaqësues të opozitës kanë depozituar një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me përmbytjet në Durrës, duke lëshuar akuza ndaj qeverisë pushtetit lokal dhe personalisht kryeministrit Edi Rama. Në një prononcim për mediat para selisë së SPAK, Anëtarja e këshillit Kombëtra të PD, Ilirjana Kuçana, deklaroi se përmbytjet që kanë prekur mijëra banorë në Durrës dhe zonat përreth nuk janë “çështje e Zotit”, por pasojë e drejtpërdrejtë e keqqeverisjes. Ajo akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për situatën, dhe që duhet të mbajë përgjegjësi. “Kemi të bëjmë me një narko-qeveri. Kemi rreth një vit që ju themi se këta janë një grup i strukturuar kriminal,” u shpreh Kuçana, duke paralajmëruar se së shpejti do të...
Burimi:
gijotina.com