Kallashnikov në valixhe me qëllim shitjen, arrestohet “transportuesi” pranë terminalit të autubusëve në Tiranë (EMRI)

Kallashnikov në valixhe me qëllim shitjen, arrestohet “transportuesi” pranë terminalit të autubusëve në Tiranë (EMRI)

arma e sekuestruar TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor i koduar “Luggage”. 24-vjeçari, Hysen Marku, u kap në flagrancë teksa transportonte në një valixhe udhëtimi një kallashnikov, me qëllim shitjen e armës. Ai u kap në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, ndërsa iu sekuesatrua arma e zjarrit kallashnikov. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”. Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në...