Kalimtarët “thyejnë” autostradën/ Banorët kalojnë mes për mes duke rrezikuar jetën e tyre e të udhëtarëve me makina

Kalimtarët “thyejnë” autostradën/ Banorët kalojnë mes për mes duke rrezikuar jetën e tyre e të udhëtarëve me makina

Prania e këmbësorëve në autostrada dhe akse nacionale vijon të mbetet një shqetësim serioz për sigurinë rrugore në Fier, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e aksidenteve. Akset më problematike janë Lushnjë-Rrogozhinë dhe Lushnjë-Fier. Në këto rrugë, që janë nyje të rëndësishme të qarkullimit rrugor, edhe numri i aksidenteve me këmbësorë është i lartë. Në mungesë të rrugëve të sigurta për kalim, banorët detyrohen të lëvizin mes për mes rrugës, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të drejtuesve të mjeteve. Në Golem, Zhamë dhe Konjat të Lushnjës, siç shihet nga pamjet, banorët hipin mbi trafikndarësen e rrugës për të kaluar mes për mes në krahun tjetër, aty ku shpejtësia e lejuar e makinave është 90 km në orë. Ata thonë se kështu veprojnë dy herë në...