“Kafe dhe një teke raki përpara…më pas kallashin dhe hyri brenda bankës”-Si 58-vjeçari grabiti degën e FiBank
Bardhyl Fusha TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mesditën e 12 shkurtit, ku Bardhyl Fusha tentoi të grabiste me kallashnikov një bankë të nivelit të dytë FiBank në Tiranë. Gjykata e Tiranës caktori sot masën arrest me burg ndaj 58-vjeçarit, ndërsa në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Fusha nuk ka dhënë asnjë deklaratë përpara gjykatës gjatë dhënies së masës së sigurisë. Sipas dëshmisë që ka dhënë Bardhyl Fusha menjëherë pas arrestimit është shprehur se ka borxhe afro 70 mijë euro. Ditën e ngjarjes, mësohet se pasi parkoi makinën e tij, fillimisht Fusha u fut në një lokal pranë bankës, ka pirë kafe dhe një gotë raki, dhe më pas është nisur për të kryer grabitjen. Më pas është futur brenda bankës ku në çantë...
Burimi:
zeri.ai