Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit që kundërshtuan pushohen nga puna

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit të Lorena Goxhobellit, për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Vendimi ka hyrë në fuqi pavarësisht kundërshtimeve të forta nga punonjësit dhe qytetarët, të cilët paralajmëruan për pasojat negative që do të ketë zhvendosja e një institucioni kyç për qytetin. Mbyllja e zyrës ka shkaktuar shqetësim tek banorët, të cilët tani duhet të udhëtojnë në qytetin e Tiranës apo Fier për shërbime që më parë mund t’i merrnin lehtësisht në vendin e tyre. Raportimet tregojnë se një pjesë e stafit është zhvendosur drejt Tiranës, ndërsa pjesa tjetër drejt Fierit, ndërkohë që ata që nuk pranuan asnjërën nga këto dy mundësi rrezikojnë të humbasin vendin e punës. Ky vendim tregon qartë mungesë strategjie dhe respekti për...