Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova (VIDEO)

Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova (VIDEO)

Roma dhe Juventusi kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në javën e 27-të të Serie A, duke barazuar 3-3 në “Stadio Olimpico”, pas një sfide dramatike që u vendos vetëm në minutat shtesë. Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 39-të me Wesley França, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale. Juventusi reagoi menjëherë pas pushimit, teksa Francisco Conceição barazoi rezultatin në minutën e 47-të. Roma rifitoi avantazhin në minutën e 54-t me golin e Evan Ndicka dhe vetëm pak minuta më vonë, në të 65-ën, Donyell Malen realizoi golin e tretë, duke i dhënë vendasve një diferencë të sigurt. Megjithatë, bardhezinjtë nuk u dorëzuan. Jeremie Boga ngushtoi shifrat në minutën e 78-të, ndërsa në minutën e tretë shtesë Federico Gatti shënoi golin...