Jurgen Karaj i zhdukur prej 20 ditësh, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve

Jurgen Karaj i zhdukur prej 20 ditësh, Kosova nis ekipin në ndihmë të kërkimeve

Jurgen Karaj-vendngjarje KLOS- Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj,  i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, pas një aksidenti të ndodhur disa ditë më parë, po vijojnë prej 20 ditësh dhe ende nuk asnjë gjurmë.  Në kërkime janë angazhuar forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat "Shqiponja", shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut. Ndërkohë, operacionit të kërkimit pritet t'i bashkohet një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore me urdhër të presidentes Vjosa Osmani. Ekip i specializuar për kërkime nënujore i FSK do të përdorë pajisje speciale, si Skaner për ujëra, EDGE TECH 5201, Droni nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV, për të...