Juglindja në izolim total/ ARRSH: Kemi mobilizim, por s’japim dot një afat se kur do të hapet rruga! (VIDEO)

Juglindja në izolim total/ ARRSH: Kemi mobilizim, por s’japim dot një afat se kur do të hapet rruga! (VIDEO)

Drejtuesit e ARRSH-së, Ami Kozeli dhe Indrit Koleci LIBRAZHD- Situata në aksin Librazhd–Përrenjas vijon të mbetet kritike, pas shembjes së ndodhur në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) kanë monituar situatën nga afër në zonën e Dragostunjës. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, si dhe Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve, Indrit Koleci, kanë përditësuar situatën për fillimin e punës në terren në aksin Librazhd–Prrenjas. Ndërhyrja në këtë aks ka nisur në përputhje me planin e masave të miratuara, me angazhimin e strukturave teknike, mjeteve dhe punëtorëve të shtuar për stabilizimin e segmentit dhe rikthimin e qarkullimit rrugor. Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli ka deklaruar se ka nisur puna menjëherë pas vendimit të Këshillit teknik, që...