Juglindja e ‘paralizuar’ nga shembja e rrugës, kreu i ARRSH: Dështuam! (RRUGËT ALTERNATIVE)

Juglindja e ‘paralizuar’ nga shembja e rrugës, kreu i ARRSH: Dështuam! (RRUGËT ALTERNATIVE)

PAMJE NGA AKSI RRUGOR LIBRAZHD-POGRADEC TIRANË-Aksi rrugor Librazhd-Pogradec do të vazhdojë të jetë i bllokuar dhe i pakalueshëm për automjetet. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar ku njofton se ky segment që pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke.  Për këtë, ARRSH njofton se qytetarët duhet që të ndjekin rrugët alternative 'Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan' ose 'Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë'.  Ndërkohë Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka deklaruar se parashikimi për hapjen e rrugës në mesditën e sotme ka dështuar për shkak të rrëshqitjeve aktive të tokës që vijojnë në zonë. “Situatë kritike, ajo që ne shpresuam se ishte një plan rrëshqitje në 6 metra nuk rezultoi i...