“Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin”/ Berisha: Rama riktheu standardet e diktaturës

“Ju paguani tarifat më të larta për shkollimin”/ Berisha: Rama riktheu standardet e diktaturës

Lideri i opozitës tha se studentët paguajnë sot tarifat më të larta për shkollimin. Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, Berisha u shpreh se Edi Rama riktheu standardet e diktaturës komuniste për universitetet. Berisha tha se Rama riktheu mesataren, të cilën nuk e kanë vendet e lira dhe tarifat e larta. Kryedemokrati tha se në AKSHI është baxhanaku i Edi Ramës, Armand Frangu, të cilin PD e ka denoncuar me dhjetëra herë. Sali Berisha: Dëgjoni për AKSHI-n. Çfarë ndodh në AKSHI? Në AKSHI është baxhanaku i Edi Ramës, Armand Frangu, e kemi denoncuar me dhjetëra herë. Aty, çdo tender duhet ta fitonte ky, në një kohë kur kishte një kapacitet sipërmarrës shumë modest. Tani ky nuk mjaftohej me tenderat që fitonte...