“Ju erdhi fundi”/ Sot dita e 50-të e rezistencës qytetare, për rrëzimin e qeverisë dhe kundër klasës së vjetër politike
Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e 50-të të saj, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë pluraliste në këto 35 vite. Të mërzitur me klasën e vjetër politike dhe dëmet që i kanë shkaktuar vendit qeveritë, qytetarët kërkojnë ndërrimin e saj dhe rrëzimin e qeverisë aktuale, duke pasur si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është e panegocueshme, teksa mijëra qytetarë shqiptarë mblidhen çdo natë në bulevardin para Kryeministrisë ku mbajnë fjalime dhe më pas marshojnë rrugëve të Tiranës, duke sensibilizuar. Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët përfundojnë marshimin e tyre çdo natë. Thirrje të tjera janë “Shqipëria nuk është në shitje”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama në burg, Belinda në burg”,...
Burimi:
sot.com.al