Jorida Tabaku: Klima e investimeve në rënie, Shqipëria po humbet besimin e investitorëve të huaj
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, analizon situatën e investimeve të huaja në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për përkeqësimin e klimës së biznesit dhe rënien e besimit të investitorëve ndërkombëtarë ndaj vendit. Sipas Tabakut, “barra më e madhe për biznesin e ndershëm është vetë shteti”, duke theksuar se problemi nuk lidhet vetëm me rritjen e taksave, por me një sjellje selektive dhe diskriminuese ndaj sipërmarrjes së ndershme. Gjithashtu, ajo argumenton se ndryshimet e shpeshta të ligjeve, miratimi i akteve të veçanta për interesa të caktuara dhe favorizimi i sektorëve apo kompanive të përzgjedhura, kanë prishur rregullat e tregut dhe kanë dëmtuar konkurrencën e lirë.
Burimi:
kohajone.com