Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

Nga Jorida Tabaku Rrëzimi i monumentit të diktatorit 35 vjet më parë, ishte çasti i kthesës së madhe në historinë tonë. Ishte fundi i një horrori. Fundi i një diktature të pamëshirshme që ishte instaluar në çdo qelizë të shoqërisë sonë. Ky çast ishte edhe triumfi i një të vërtete të madhe të historisë: Të gjithë diktatorët bien! Të gjithë autokratët bien! Monumentet e autokratëve janë gjithmonë të larta. Por fundi i tyre është gjithmonë nën këmbët e njerëzve të lirë. Drita e gjen gjithmonë rrugën e saj! Liria triumfoi mbi errësirën e një diktature. Ata punuan pa pushim për të mbytur shpirtin e lirë të shqiptarëve. Por nuk mundën ta mposhtin atë përfundimisht. Njerëzit mund të gënjehen për pak kohë. Mund të binden për...