Jo vetëm rrugët në kaos, shembet ura e Murrashit në linjën hekurudhore Elbasan-Librazhd
Një tjetër situatë e rëndë është konstatuar përgjatë linjës ekzistuese hekurudhore Elbasan–Librazhd, ku një urë hekurudhore rezulton të jetë shembur thuajse totalisht. Ngjarja është evidentuar dhjetëra metra në krah të aksit kombëtar Elbasan-Librazhd, në afërsi të urës së re automobilistike në hyrje të kthesave të Murrashit. Zona ndodhet rreth 12 kilometra larg segmentit të dëmtuar në Dragostunjë, ku më herët u regjistrua shembja e një pjese të infrastrukturës hekurudhore. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, struktura e urës është dëmtuar rëndë, ndërsa toka përreth saj ka pësuar çarje dhe rrëshqitje në disa pjesë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi stabilitetin e terrenit. Gjendja e krijuar paraqet potencialisht rrezik, veçanërisht nëse procesi i shembjes vijon ose përshkallëzohet për shkak të lëvizjeve të mëtejshme të tokës. Deri në...
Burimi:
gijotina.com