“Jo konsullatë serbe në Shkodër, të njihen të drejtat e shqiptarëve…”/ Ambientalisti: Rama të heqë dorë!

“Jo konsullatë serbe në Shkodër, të njihen të drejtat e shqiptarëve…”/ Ambientalisti: Rama të heqë dorë!

Ambientalisti Sazan Guri ka mbajtur fjalën e tij në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, ku ngriti një sërë çështjesh që, sipas tij, kërkojnë vëmendje dhe debat publik. Guri u shpreh se administrimi i sektorit të naftës dhe energjetikës duhet të mbetet në duart e specialistëve shqiptarë, duke kundërshtuar, sipas tij, kalimin e këtij sektori nën administrimin e një kompanie italiane. “Në emër të një grupi inxhinierësh nga Amerika, i drejtohemi kryeministrit që të heqë dorë nga ideja për t’ia kaluar administrimin e naftës dhe energjetikës një kompanie italiane. Shqipëria ka inxhinierë dhe ekspertë të aftë për ta bërë këtë punë”, deklaroi ai. Në fjalën e tij, Guri preku edhe çështje që lidhen me politikën e jashtme dhe të drejtat e shqiptarëve në rajon. Ai kundërshtoi...