Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Jetonte e vetme, gjendet e pajetë në banesë 84-vjeçarja, fqinjët njoftuan policinë
Gjendet e pajetë në banesë trupi i një gruaje që jetonte e vetme. Policia e Korçës bëri sot me dije se një e moshuar 84-vjeçare u gjet pa jetë në lagjen nr. 12 të qytetit. Mësohet se kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara. 84-vjeçarja u gjet e pajetë pasi zjarrfikësja ka bërë hapjen e derës. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme. Ky nuk është rasti i parë ku të moshuarit e vetmuar humbin jetën në banesë në Korçë. Policia po kryen veprimet lidhur me rastin, për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve.