“Jeton përgjithmonë në zemrat tona”, shokët dhe shoqet e klasës kujtojnë 15 vjeçaren që humbi jetën tragjikisht me familjen në Itali

“Jeton përgjithmonë në zemrat tona”, shokët dhe shoqet e klasës kujtojnë 15 vjeçaren që humbi jetën tragjikisht me familjen në Itali

Foto e marrë nga mediat italiane “Xhesika jeton përgjithmonë në zemrat tona”, “Na mungon tashmë”, “Shkëlqeje dhe do të shkëlqesh”. Me këto mesazhe shokët e shkollës kujtojnë 15-vjeçaren Xhesika Kola me origjinë shqiptare që humbi jetën së bashku me prindërit Arti dhe Jonida Kola dhe vëllain Hajdar, pas një rrjedhjeje gazi në banesën e familjes në Porcari të Italisë. Xhesika ishte nxënëse e shkollës së mesme të ulët në Camigliano dhe humbja e saj ka tronditur thellë komunitetin e asaj zone, po ashtu edhe shokët dhe shoqet e saj të shkollës. Shkolla ka aktivizuar mbështetje psikologjike për nxënësit e klasës së Xhesikës, ndërsa të rinjtë dhe prindërit u mblodhën në një vigjilje spontane për të kujtuar familjen Kola. Prokuroria e Luçës ka hapur një dosje...