Jeta luksoze dhe pushimet ekzotike, Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri të Elman Abules dhe Kristian Boçit

Jeta luksoze dhe pushimet ekzotike, Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë për sekuestrimin e 50 milionë euro pasuri të Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë për vendosjen e sekuestros preventive të disa pasurive që kapin vlerën e 50 milionë eurove, ku të përfshirë janë edhe biznesmeni Elman Abule dhe influenceri i njohur, Kristian Boçi. Në tetor të vitit 2024, Prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestrimit preventiv mbi pasuritë dhe asetet e personave të dyshuar, me qëllim parandalimin e tjetërsimit të tyre gjatë vijimit të hetimeve, raporton Birn. Megjithatë, në një vendim të pazakontë për raste të tilla, Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e organit të akuzës. Vendimi u mor në shtator të vitit 2025 nga gjyqtari Altin Abdiu, i cili e cilësoi kërkesën e prokurorisë si të paplotë, joproporcionale dhe të pabazuar. Sipas gjykatës, mungonte një analizë e thelluar kontabël, si dhe...