Jepnin para me fajde dhe merrnin si “garanci” pasuri të paluajtshme, dërgohen në gjyq tre persona në Korçë
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona, të cilët jepnin para me fajde dhe si “garanci” merrnin edhe pasuri të paluajtshme nga qytetarët. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 323/1, 170/ç/2 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen penale nr.357/2024, rezultoi se më datë 28.03.2024 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë konstatuar jashtë...
Burimi:
top-channel.tv