Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, ja kush e zëvendëson
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Siç mësohet vendimi i tij është marrë për arsye familjare. Pas largimit të Dukës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur urdhrin për emërimin e një drejtuesi të ri të përkohshëm. Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është caktuar Armir Gjikolaj, i cili do të mbajë këtë detyrë deri në një vendim të mëtejshëm.
Burimi:
gijotina.com