“Jeni bërë lolo të Ramës”, Berisha-socialistëve: Po ndryshoni ligjet për të mbrojtur kryehajdutin e kombit!
Kryedemokrati, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme, për zvarritjen e çështjes së Belinda Ballukut. Ai u është drejtuar socialistëve duke u thënë se po përdoren si kukulla nga Edi Rama për rastin e Ballukut, për ta mbrojtur atë nga kërkesa e SPAK. Sipas Berishës, socialistët janë të gatshëm të ndryshojnë dhe ligjet që të mbrojnë një hajdut. “Sot, mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës, në fakt, por në letra të Lubi Ballukut. Ju keni marrë një mision të pamundur.Këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë kush kurrë. Ju jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para mbarë shqiptarëve...
Burimi:
gijotina.com