“Jemi të braktisur”/ Banorët e Këlcyrës protestojnë para bashkisë: Do të bllokojmë aksin nacional nëse…

“Jemi të braktisur”/ Banorët e Këlcyrës protestojnë para bashkisë: Do të bllokojmë aksin nacional nëse…

Banorët e Këlcyrës janë ngritur në protestë për mungesën e shërbimeve bazike, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike. Më të prekurit janë banorët e zonave malore, veçanërisht të fshatit Katundisht, të cilët shprehen se prej kohësh ndihen të braktisur dhe pa vëmendjen e institucioneve. Sipas tyre, situata është përkeqësuar edhe më tej pas motit të keq dhe përmbytjeve të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë lënë pas pasoja ende të pa adresuara. Në mungesë të një hapësire tjetër për të shprehur revoltën, banorët e Katundishtit dhe fshatrave përreth janë grumbulluar përpara godinës së Bashkisë së Këlcyrës. Ata paralajmërojnë se, nëse nuk ka ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemeve, do të bllokojnë aksin nacional. Top Channel