Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Jemi në fund të angarisë’, drejtori i Ujësjellësit të Vlorës: Ja kur do të furnizohet i gjithë qyteti me ujë
Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit. Drejtori i ujësjelësit Vlorë, Ermal Murati tha se pasdite do të furnizohet i gjithë qyteti me ujë. “Paisja e vendosur tashmë është në rregull. Është monitoruar situata dhe jemi në rregull. Po furnizohet një pjesë e qytetit ndërsa depot janë duke marrë ujë teksa në orët e pasdites, i gjithë qyteti kthehet në normalitet. Ishte një dëmtim shumë i rëndë, por tashmë mund të themi që jemi në fund të avarisë fatmirësisht. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Ndjesë qytetarëve për...