“Janë t’u i q* motren…o vlla”/ ZBARDHEN bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit:Për hesap të SPAK…
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbi dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kanë nxjerrë në dritë materiale të reja komprometuese. Mes tyre përfshihen edhe regjistrime audio të realizuara fshehurazi në ambientet e zyrës së biznesmenit Ergys Agasi. Nga përmbajtja e bisedave të zhvilluara mes Agasit dhe ortakut të tij, Ermal Beqiri, rezulton se Agasi dyshohet se ka ndërhyrë për të favorizuar kompaninë e tyre në procedurat e tenderimit të AKSHI-t. Diskutimet hedhin dritë mbi mënyrën se si sipas hetuesve janë “rregulluar” proceset për përfitimin e kontratave publike. Në një prej bisedave, të regjistruar në fund të muajit gusht 2023, përmenden gjithashtu edhe çështje që lidhen me veprimtari të paligjshme, përfshirë referenca ndaj trafikut të lëndëve...
Burimi:
ntv.al