“Jam pronari”/ Vodhi automjetin e parkuar duke mashtruar rojën, pranga 18-vjeçari në Tiranë

“Jam pronari”/ Vodhi automjetin e parkuar duke mashtruar rojën, pranga 18-vjeçari në Tiranë

Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ka vjedhur një automjet duke mashtruar rojën e parkimit, duke i thënë se është ai pronari. Ngjarja ndodhi në rrugën “Hajdar Hidri”, ndërsa makina e vjedhur u gjet në fshatin Valias. Njoftimi: Vodhi 1 automjet, duke mashtruar rojën e vendparkimit në rrugën “Hajdar Hidri”, se ishte pronari i automjetit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Gjendet në Valias, dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur, tip “Volkswagen Jetta”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 1 automjet tip “Volkswagen Jetta”, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua autori...