“Jam pronari i makinës”! Mashtroi rojen e vendparkimit dhe vodhi automjetin, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë (VIDEO)
automjeti i vjedhur dhe pamje nga arrestimi TIRANË- Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës nën akuzën për vjedhje automjetesh. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, i riu ka vjedhur një makinë tip “Volkswagen Jetta” në një vendparkim në rrugën "Hajdar Hidri". Mësohet se 18-vjeçari ka shkuar te vendparkimi i automjeteve me qëllim vjedhjen dhe ka mashtruar rojen e subjektit, me pretendimin se do të merrte makinën e tij. Njoftimi: Vodhi 1 automjet, duke mashtruar rojën e vendparkimit në rrugën “Hajdar Hidri”, se ishte pronari i automjetit, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari. Gjendet në Valias, dhe sekuestrohet automjeti i vjedhur, tip “Volksëagen Jetta”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit se në një vendparkim për automjete, në rrugën “Hajdar Hidri”, ishte...
Burimi:
zeri.ai