“Jam më i lirë, më i ri dhe më i fortë se asnjëherë tjetër”/ GJKKO e la në qeli, Meta mesazh për ditëlindje

“Jam më i lirë, më i ri dhe më i fortë se asnjëherë tjetër”/ GJKKO e la në qeli, Meta mesazh për ditëlindje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh falënderimi për ndjekësit në rrjete sociale me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së tij. Ai shkruan se në këtë përvjetor ndihet më i lirë, më i ri dhe më i fortë se asnjëherë tjetër, pavarësisht se sot sërish GJKKO e la në qeli. “Falenderoj përzemërsisht gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit për urimet e tyre me rastin e ditëlindjes time, e cila më gjen më të lirë, më të ri dhe më të fortë se asnjëherë tjetër. Një falenderim të jashtëzakonshëm për nënën time, e cila më besoi emrin ILIR.”, shkruan ai. Më herët, GJKKO i rrëzoi kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg pavarësisht se kishte ofruar 50 mijë euro...