“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

“Jam kryetari Tonin Marinaj, më duhen 40 mijë euro”/ Si u mashtrua biznesmeni përmes telefonit

Një skemë e mirëfilltë mashtrimi është zbuluar nga Policia e Tiranës, ku në pranga kanë përfunduar katër persona. Sipas hetimeve të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, shtetasit Krenar Toromeni, 36 vjeç, banues në Divjakë, Ilia Gjini, 24 vjeç, banues në Divjakë, Artur Lecini, 39 vjeç, dhe Elton Rrushi, 38 vjeç, banues në Kavajë, kanë krijuar një skemë mashtrimi ndaj një 55-vjeçari. Autorët, duke u paraqitur në rrjetet sociale si kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, i kanë kërkuar borxh shumën prej 40 mijë eurosh biznesmenit nga Shkodra, Ilir Rexhvela. Në mesazhin e dërguar përmes aplikacionit Viber, ata i kanë komunikuar viktimës se paratë nevojiteshin me urgjencë. Pas kësaj, kanë lënë një takim pranë aeroportit të Rinasit, ku i kanë marrë shumën prej 40...