Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Ja sa shqiptarë jetojnë në Iran/ Diplomatët: Nuk ka kërkesa për evakuim

Në ditën e gjashtë të konfliktit mes SHBA, Izrael dhe Iranit sa vjen e shtohet shqetësimi për shtetasit e huaj në republikën islamike e vënë nën sulme. I njëjti shqetësim është prezent për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Iran. Burime diplomatike për herë të parë kanë treguar numrin e shqiptarëve të cilët aktualisht ndodhen brenda territorit të Iranit. Nga të dhënat e deritanishme janë identifikuar gjashtë shqiptarë rezidentë në Iran. Dy prej të cilave gra të martuar me shtetas iranian. Që të gjithë treguan të njëjtat burime nuk kanë kontaktuar deri më tani me autoritet shqiptare për ndihmë për tu larguar, e më konkretisht me Ambasadën tonë në Ankara, kujdestare edhe për Iranin pas ndërprerjes të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me këtë vend...