Ja institucionet në “listën e zezë” të abuzimeve që avullojnë paratë tona përmes tenderave që mbajnë “erë”…
Nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, tek AKSHI, QSUT, e me radhë tek bashkitë e ndërmarrjet shtetërore. Këto rezultojnë të jenë institucionet më problematike me tenderat, sipas një raporti nga Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) të siguruar nga VNA. Ky dokument është një hartë e hapur e vendeve ku paratë tona “avullojnë” përmes tenderave që erëmojnë korrupsion, për sa kohë 52% e ankesave që shqyrtohen nga KPP-ja pranohen si të drejta. Sipas raportit, janë mbi 1,100 ankesa të depozituara brenda një viti. Fakti që rreth 37% e ankesave nisin që te “dokumentet e tenderit” tregon se zyrtarët tanë vazhdojnë të qepin kostume me porosi, ku kriteret vendosen aq specifike sa t’i përshtaten vetëm “klientit” të paracaktuar. “Lista e zezë”, kush janë kampionët e ankesave? Operatori...
Burimi:
sot.com.al