Izolohen 6 fshatra, bllokohet qarkullimi i makinave në Vlorë-Fier

Izolohen 6 fshatra, bllokohet qarkullimi i makinave në Vlorë-Fier

Situata e përmbytjeve në vend vijon që të jetë e rëndë. Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidh disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që ka dalë dhe po përmbyt këtë zonë. Niveli ka shkuar 1.5 m dhe asnjë makinë nuk kalon dot, ndërsa janë izoluar edhe 6 fshatra. Uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati, ka hyrë edhe në autostradën Vlorë- Levan.