Ivanka Trump viziton sërish zonën e Zvërnecit
Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Ivanka Trump vijon të qëndrojë në Vlorë edhe sot. Sipas medieve, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po zhvillon një tjetër vizitë në Manastirin e Zvërnecit dhe në zonën e Porto Novës. Ivanka Trump mbërriti dje në qytetin bregdetar të Vlorës e shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia, teksa qëndroi në një nga hotelet në zonën e “Ujit të ftohtë”. Ivanka Trump vizitoi dje zonën e Novoselës dhe më pas Zvërnecin. Gjithashtu, në itinerarin e saj ka qenë edhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo. Kjo nuk është hera e parë që vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump viziton Vlorën. Së bashku me bashkëshortin, Jared Kushner, Ivanka Trump...
Burimi:
kohajone.com