Iu zbulua ‘shtëpi bari’, pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa

Iu zbulua ‘shtëpi bari’, pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa

Bilal Hasa PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet pasi iu gjetën rreth 4 mijë bimë kanabisi në banesë. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme bën me dije se ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit. Njoftimi i plotë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa. Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa...