Iu vendosnin gjoba pa arsye disa drejtuesve te mjeteve dhe favorizuan të tjerët, AMP lajmëron pezullimin e 4 punonjësve të policisë në Berat

Iu vendosnin gjoba pa arsye disa drejtuesve te mjeteve dhe favorizuan të tjerët, AMP lajmëron pezullimin e 4 punonjësve të policisë në Berat

Berat – AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4️ punonjës policie Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale ndaj katër punonjësve të policisë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Inspektor A.S., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat Inspektor M.D., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat Inspektor A.Q., me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për...