Iu vendos eksploziv me telekomandë në makinë/ Zbardhet e shkuara e Marash Gjikolës, plagosi me armë bashkëfshatarin

Iu vendos eksploziv me telekomandë në makinë/ Zbardhet e shkuara e Marash Gjikolës, plagosi me armë bashkëfshatarin

Personi në foto është Marash Gjikola, 57 vjeç, të cilit iu vendos një sasi eksplozivi në automjetin e tij mbrëmjen e së enjtes. Mirash Gjikola, 57 vjeç, rezulton i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Burime policore bëjnë me dije se ai ishte larguar prej kohësh nga Lezha dhe jetonte aktualisht në fshatin Shëndëlli, në afërsi të Konispolit. Lënda eksplozive ishte vendosur në automjet dhe dyshohet se synonte shpërthimin gjatë lëvizjes. Situata u neutralizua në kohë, pasi drejtuesi i mjetit vuri re diçka të dyshimtë dhe njoftoi menjëherë strukturat e policisë. Menjëherë në vendngjarje u angazhuan forca të shumta policore, specialistë të krimeve të rënda dhe njësia anti-eksploziv e RENEA-s, e cila realizoi çaktivizimin e kontrolluar të lëndës shpërthyese. Në kuadër...