Iu gjet drogë në banesën e tij, vetëdorëzohet në polici Bilal Hasa: S’më përket mua, s’kam lidhje me…(VIDEO)

Iu gjet drogë në banesën e tij, vetëdorëzohet në polici Bilal Hasa: S’më përket mua, s’kam lidhje me…(VIDEO)

bilal hasa TIRANË- Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është dorëzuar në polici pas shpalljes në kërkim, pasi gjatë u zbuluan rreth 4 mijë bimë kanabisi në një banesë në pronësi të tij. Kontrollet u kryen në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, ku njësitë e Policisë gjetën në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit me llamba speciale. Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti ishte në pronësi të Bilal Hasa. Megjithatë, sipas burimeve, Hasa ka hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme. Ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt. /ZËRI