Iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

Iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

Një 51-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat i posedonte pa leje. Sipas Policisë, ndërhyrja u bë pas informacioneve të siguruara për praninë e një arme në një banesë në rrugën “Besim Cera”. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan dhe sekuestruan armën dhe municionin. Në pranga u vu shtetasi me inicialet A. P., banues në Kamëz, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. “Kamëz/Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve...