Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve
Në një prononcim për mediat ai ka deklaruar se ndasitë politike janë shumë herë më të vogla se synimi i përbashkët që është, largimi i Edi Ramës. Ai shtoi do të marrë pjesë në çdo protestë kundër Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve dhe trafikantëve. Xhaferri ka deklaruar se i është bashkuar protestës me konfirmimin e Sali Berishës, edhe pse në tryezën që ky i fundit thirri me aleatët politikë, Lapaj nuk ishte prezent. “Patjetër që zoti Sali Berisha konfirmoi që ne, nëse kemi dëshirë, mund t’i bashkohemi protestës. Në këtë fazë ku ne jemi, në një fazë primitive të bashkimit, është një fazë ku ne duhet të kemi kushtet e qarta të bashkimit, që kërkohet qeveria tranzitore, që kërkohet një reformë e re elektorale...
Burimi:
gijotina.com