ITB Berlin 2026, ministri Gonxhja ndan pamje nga stenda e Shqipërisë: Sjellim një ofertë që i përgjigjet trendeve globale të turizmit
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka ndarë pamje nga stenda e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin, ku vendi ynë po prezantohet me një qasje të qartë strategjike dhe një narrativë të konsoliduar destinacioni. Në edicionin e vitit 2026, Shqipëria pozicionohet si një nga tregjet më dinamike në rritje në Europë, duke reflektuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e interesit ndërkombëtar për destinacionin. “Nën konceptin “Albania All Senses”, sjellim një ofertë të strukturuar që i përgjigjet trendeve globale të turizmit, qëndrueshmëri, përvoja autentike, produkte premium dhe diversifikim sezonal, duke synuar forcimin e partneriteteve B2B, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rritjen e prezencës në tregjet prioritare”, shkruan Gonxhja. ITB Berlin mbledh çdo vit përfaqësues të industrisë së turizmit nga e gjithë...
Burimi:
kohajone.com