Itali/ Pas dhunës ndaj nënës, djali i familjes shqiptare gjendet i pajetë në det

Itali/ Pas dhunës ndaj nënës, djali i familjes shqiptare gjendet i pajetë në det

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku pas shumë kërkimesh është gjetur i pajetë i 20-vjeçarit Riccardo Merkuri, pjesë e një familjeje shqiptare që jeton prej më shumë se dy dekadash në Pollenza, Itali. Roja Bregdetare e Civitanova Marche dhe zjarrfikësit zhvilluan kërkime intensive për afro 24 orë, përfshirë edhe gjatë natës. Trupi i të riut u gjet sot pak pas mesditës në det. Sipas dyshimeve paraprake, ai mund të jetë hedhur në ujë, por nuk përjashtohet as mundësia e një rënieje aksidentale. Kamerat e sigurisë e kanë filmuar duke iu afruar zonës së detit, ndërsa automjeti i tij u gjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes. Ngjarja vjen pas një episodi të rëndë dhune të ndodhur të premten në mbrëmje në banesën e...