Itali/ Arrestohet shqiptari që i mori jetën Kevin Muharremit, 26-vjeçari u qëllua në qafë
Është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Kevin Muharremit, 25 vjeç, i cili u qëllua për vdekje në agim në Montecalvoli, teksa ndodhej në makinë me dy miq. I riu u godit në qafë nga një plumb i qëlluar nga një SUV që i ishte afruar paralelisht automjetit të tyre. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri në një lokal në Capanne, në Montopoli Valdarno. I dyshuari, një bashkëkombës i viktimës dhe i njohur më parë për forcat e rendit, u ndalua nga policia rrugore në autostradën A1, në segmentin e Arezzo. Janë duke u kryer verifikime për të sqaruar nëse ka pasur një ndjekje mes dy automjeteve. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com