Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë pasditen e së premtes, në një parcelë buzë rrugës Chivola, në zonën e Santa Vittoria d’Alba. I riu, banues në këtë qytet, është gjetur pranë një automjeti tip Lancia Ypsilon, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të tij. Trupi është konstatuar nga një shofer që po kalonte rastësisht në zonë, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Edhe pse autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë përfundimtare, dyshimet paraprake janë se 25-vjeçari është vrarë me një plumb në kokë. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje, fakt që forcon pistën e një vrasjeje të mirëorganizuar. Një element tjetër që rëndon dyshimet është se trupi është gjetur i mbuluar pjesërisht me rërë, çka lë të kuptohet për një...