Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë darkës së ditëlindjes dhe më pas është zhdukur, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hidhej në det në portin e Civitanovës. Sipas mediave italiane, i riu, Rikardo Merkuri, rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Në kërkimet janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve nga Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Autoritetet shpresojnë që ai të ketë dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe të jetë larguar në gjendje shoku, por nuk përjashtohet as skenari më i rëndë. Sipas rindërtimit të ngjarjes, gjithçka ndodhi të premten rreth orës 21:00. Në banesë ndodheshin vetëm 20-vjeçari dhe nëna e tij,...