Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët

Itali, 100 policë për kapjen e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, tension me familjarët

Një operacion i Policisë së Shtetit italian kundër 4 shqiptarëve të dyshuar për vjedhje anesash u shoqërua me përleshje fizike në zonën e Kasertës në vendin fqinj, pavarësisht numrit të lartë të oficerëve të angazhuar në terren. Rreth 100 efektivë policie rrethuan banesat e katër shqiptarëve në komunat San Marcellino dhe Cesak ku ata jetonin me familjet. Por aksioni nuk shkoi sipas planit. Sipas mediave italiane, njëri nga shqiptarët tentoi të arratisej duke kaluar nga çatia në çati, duke vënë në alarm forcat speciale, ndërsa një tjetër reagoi dhunshëm dhe sulmoi policët gjatë arrestimit. Momenti më dramatik ndodhi në San Marcellino, kur një i afërm i njërit prej të dyshuarve, gjithashtu shqiptar dhe me trup të fuqishëm, u hodh nga kati i parë drejt efektivëve të...