“Ismet Boriçi i plagosi vëllain shokut tim të fëmijërisë”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Doja të mbaroja punë, ta vrisja!

“Ismet Boriçi i plagosi vëllain shokut tim të fëmijërisë”, Henrik Hoxhaj në GJKKO: Doja të mbaroja punë, ta vrisja!

Henrik Hoxhaj TIRANË-Në seancën e radhës për dosjen "Plumbi i Artë" ka vijuar dëshminë Henrik Hoxhaj, i cili ka rrëfyer konfliktin e tij me Ismet Boriçin, që sipas tij sherri ka nisur në fund të viteve ’90 dhe është përshkallëzuar deri në tentativë për vrasje. Hoxhaj deklaroi se konfliktet fillestare lidhen me një shok të fëmijërisë, Viron Kallanxhiun, i cili kishte pasur probleme të me vëllezërit Boriçi. Ai rrëfeu se në vitin 2004, vëllai i Kallanxhiut është plagosur me tre plumba, duke dyshuar se pas ngjarjes qëndronte Ismet Boriçi.  Duke marrë shkas nga ngjarja, në vitin 2018, Hoxhaj së bashku me një person të quajtur Skerdi, organizuan një atentat ndaj Boriçit. Për këtë qëllim, ai tha se kishin siguruar një automjet Renault të vjedhur, armë...