Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset
Një ngjarje që ka tronditur qytetin e Durrësit ka ndodhur sot në Spitalin Rajonal, ku paraburgosuri Altin Ndoci ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Ai ndodhej në repartin e infektivit, i cili ka një sektor të sigurisë për të dënuarit. Pavarësisht intervenimit të menjëhershëm nga forcat e Policisë së Burgjeve, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali, duke shkaktuar alarm të menjëhershëm në strukturat e rendit. Aktualisht, strukturat përkatëse janë vënë në lëvizje, ndërsa po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë arratisje. Ngjarja ngre shqetësime të forta mbi sigurinë në burgje dhe menaxhimin e paraburgosurve gjatë vizitave mjekësore, ndërsa autoritetet po marrin masa të menjëhershme për parandalimin e incidenteve...
Burimi:
gijotina.com