‘Ishte paralizuar’ prej ditësh nga ortekët, zhbllokohet aksi i Qafë Thores
Aksi i Qafë Thores është zhbllokuar dhe në rrugën, e cila ka qenë e pakalueshme nga 15 shkurti prej ortekëve, vijon qarkullimi pa probleme nga Thethi drejt Bogës. Në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, thuhet se po punohet në kriposje dhe zgjerimin e rrugës kaluese. “Në Qafë Thore është punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Temperatura e ulët, që ka shkuar deri në -10°C, ka ndihmuar në stabilizimin e dëborës dhe vijimin e punës për hapjen e rrugës Tani sapo u bë e mundur hapja e rrugës nga Thethi në drejtim të Bogës dhe ka filluar lëvizja e mjeteve. Kontraktori i mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese po bën kriposjen dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me qëllim garantimin e qarkullimit sa më të sigurt. Drejtuesit e...
Burimi:
gijotina.com